Bota

Nuk i bleu kufje për aparatin e lojës virtuale, 10-vjeçari qëllon për vdekje nënën e tij

Djali është akuzuar si i rritur për vrasje nga pakujdesia e shkallës së parë për vrasjen e nënës së katër fëmijëve, Quiana Mann, 44 vjeçe.

29 Dhjetor 2022, 23:07 Nga I.A
Nuk i bleu kufje për aparatin e lojës virtuale, 10-vjeçari
Quiana Mann

SHBA- Një djalë 10-vjeçar i fiksuar pas pajisjeve elektronike qëlloi për vdekje nënën e tij pasi refuzoi t'i blinte atij një palë kufje të reja të realitetit virtual Amazon. Djali është akuzuar si i rritur për vrasje nga pakujdesia e shkallës së parë për vrasjen e nënës së katër fëmijëve, Quiana Mann, 44 vjeçe.

Një kallëzim penal thotë se djali, i cili nuk është identifikuar, mori çelësat e nënës së tij dhe mori një armë nga një kuti me bravë përpara se ta qëllonte dhe ta vriste ndërsa ajo lante rrobat. Në intervistën e saj të parë, motra e Mann, Rhonda Reid i tha stacionit lokal të lajmeve TMJ4 se djali ishte diagnostikuar me një çrregullim humori dhe terapisti i tij kishte rekomanduar reduktimin e aksesit të tij në lojëra video.

quiana mann

Sondazh

Poll