Sport

Benfica përgënjeshtron fjalët e përhapura në Itali: “Presidenti Rui Costa, nuk ka folur për shitjen e Enzo Fernandezit!”...

Sqarimi i klubit portugez: "Sport Benfica e Lisbonës rithekson synimin e saj për t'u mbështetur te lojtari Enzo Fernández deri në fund të sezonit."

29 Dhjetor 2022, 18:27 Nga DOSJA
Benfica përgënjeshtron fjalët e përhapura në Itali:

PORTUGALI - Përmes një shënimi zyrtar, Benfica sqaron se në asnjë moment presidenti Rui Costa nuk ka shqiptuar fjalët që po transmetohen në Itali nga televizioni DAZN.

“Nuk do të donim ta shesim Enzo Fernándezin në janar, por jemi të gatshëm ta kënaqim djalin, nëse shfaqet një ofertë prej 120 milionë eurosh”, janë fjalët që i atribuohen presidentit të Benficas, diçka që meriton edhe sqarimin e mëposhtëm nga klubi portugez: "Sport Benfica e Lisbonës rithekson synimin e saj për t'u mbështetur te lojtari Enzo Fernández deri në fund të sezonit."

Kjo është në ditën, që A BOLA publikon një intervistë të gjatë me presidentin Rui Costa, në të cilën ai është shprehur për lakminë e klubeve të tjera për mesfushorin argjentinas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll