Aktualitet

Vdekja e stjuardesës shqiptare, 'Air Albania' reagon pas 7 ditësh: Greta pësoi atak kardiak, jemi pranë familjes

'Air Albania' bën të ditur se pavarësisht të gjithë asistencës mjekësore të ofruar në moment, 24-vjeçarja humbi jetën. 

28 Dhjetor 2022, 14:58 Nga A.B
Vdekja e stjuardesës shqiptare, 'Air Albania' reagon pas 7
Stjuardese

TIRANË- Shtatë ditë pas vdekjes së stjuardesës Greta Dyrmishi, 'Air Albania' ka dalë me një mesazh ngushëllues për familjen e 24-vjeçares. Duke konfirmuar në këtë mënyrë lajmin e bërë publik një ditë më parë nga Dosja.al, 'Air Albania' shkruan se ngjarja ka ndodhur më 21 Dhjetor, pasi zbritën të gjithë udhëtarët e fluturimit drejt Londrës. Në ato momente, një nga anëtarët e ekipit të kabinës të “Air Albania”, Greta, pësoi atak kardiak. 'Air Albania' shkruan se pavarësisht të gjithë asistencës mjekësore të ofruar në moment, ajo humbi jetën. 

“Më 21 Dhjetor, pasi zbritëm të gjithë udhëtarët e fluturimit drejt Londrës, një nga anëtarët e ekipit të kabinës, Greta  Dyrmishi pësoi atak kardiak. Pavarësisht të gjithë asistencës mjekësore të ofruar në moment, ne përsëri e humbëm. Air Albania ka kontaktuar familjen e saj që në momentet e para dhe vazhdojmë të jemi pranë tyre në këto momente të vështira. Në respekt të Gretës dhe familjes së saj ne vendosëm ta ndajmë lajmin me publikun në momentin më të përshtatshëm. Në do ta kujtojmë gjithmonë Gretën si një profesioniste të pasionuar, një bashkëpunëtore të shkëlqyer dhe mikeshë shumë të mirë e të gjithëve ne. Me besimin se ajo sot gjendet mes mëshirës së Zotit, Air Albania do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë familjes”, shkruhet në mesazhin e Air Albania.

greta dyrmishi vdes stjuardesa e air albania

Sondazh

Poll