Aktualitet

VIDEO- Djegia e lokalit te 'Brryli', zbulohet shkaku i vërtetë

Zjarri filloi në njërin nga lokalet prej rrjedhjes së bombolës së gazit dhe më pas u përhap në lokalin tjetër.

28 Dhjetor 2022, 13:16 Nga A.B
VIDEO- Djegia e lokalit te 'Brryli', zbulohet shkaku i
Zjarri

TIRANË- Një lokal tek zona e Brrylit është përfshirë nga flakë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Policia informon se zjarri filloi në njërin nga lokalet prej rrjedhjes së bombolës së gazit dhe më pas u përhap në lokalin tjetër.

"Më datë 27.12.2022, rreth orës 23:40, te Brryli ka rënë zjarr në një lokal dhe zjarri është përhapur dhe në një lokal tjetër ngjitur tij. Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes" informon policia.

digjet lokali ne tirane

Sondazh

Poll