Art&Argëtim

Bota e modës nuk po flet më për Emily në Paris, por për Pamela Anderson

Alarmi u ngrit kur Jacquemus postoi një video të aktores të veshur me një nga dizajnet e reja të kompanisë në një ngjyrë të bardhë plot me pupla.

27 Dhjetor 2022, 20:30 Nga k.m.
Bota e modës nuk po flet më për Emily në Paris, por për
Pamela Anderson

PARIS- Bota e modës nuk flet më për Emily-n në Paris, por për Pamelën në Paris. Arsyeja; imazhet e reja të publikuara nga stilistja Simone Porte Jacquemus, në profilin e tij në Instagram. Alarmi u ngrit kur Jacquemus postoi një video të aktores të veshur me një nga dizajnet e reja të kompanisë në një ngjyrë të bardhë plot me pupla.

Pak minuta më vonë, Jacquemus ndau disa foto të Pamela Anderson me titull: Pam në Paris, duke iu referuar serialit të Netflix për të cilin të gjithë po flasin tani pas premierës së sezonit të tretë. Imazhet na tregojnë një Pamela të veshur kokë e këmbë me veshjet dhe aksesorët e stilistit francez.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JACQUEMUS (@jacquemus)

Megjithatë, marrëdhënia e Pamela Anderson dhe Jacquemus nuk është asgjë e re. Në shfaqjen e tij të fundit, të mbajtur këtë muaj, aktorja u bë një nga yjet e spektaklit La Raphia. Mund të konfirmojmë se viti 2023 është viti i Pamela Anderson (dhe ky është vetëm fillimi).

pamela anderson

Sondazh

Poll