Bota

Analisti amerikan Daniel Serwer reagon ashpër ndaj Brnabiç: Askush nuk ka të drejtë të bllokojë rrugët dhe të kryejë sulme

Serwer iu drejtua Brnabiçit duke i thënë se askush nuk ka të drejtë të bllokojë rrugët dhe të kryejë sulme.

26 Dhjetor 2022, 14:56 Nga a.l
Analisti amerikan Daniel Serwer reagon ashpër ndaj Brnabiç: Askush
Daniel Serwer

KOSOVË- Profesori i njohur amerikan, Daniel Serwer ka reaguar ashpër ndaj kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç, pasi kjo e fundit në një postim në Twitter kishte treguar “arsyet” pse serbët në veri po qëndrojnë në barrikada. Serwer iu drejtua Brnabiçit duke i thënë se askush nuk ka të drejtë të bllokojë rrugët dhe të kryejë sulme.

E dashura Ana Brnabiq, askush nuk e vë në dyshim të drejtën e serbëve të Kosovës për të protestuar paqësisht, por nuk është asnjë e drejtë për të bllokuar rrugë, sulmuar policinë dhe për të rrezikuar sigurinë publike. Dhe, nuk keni të drejtë si Kryeministre e Serbisë të fusni njerëz në listë pagesash për ta destabilizuar një shtet fqinj”, ka shkruar Serwer.

Kryeministrja e Serbisë reagoi ndaj deklaratës së diplomatit gjerman Wolfgang Ischinger, i cili kishte thënë se është i shqetësuar me tensionet dhe se Bashkimi Evropian duhet të marrë rol vendimtar dhe urgjent, ndërkohë që ka pyetur në postim në Twitter nëse Serbisë i është bërë me dije se nxitja e dhunës ndaj një shteti fqinj si Kosova do të bëjë të pamundur vazhdimin e procesit drejt anëtarësimit në BE.

Brnabiç kishte treguar “arsyet” pse serbët në veri po qëndrojnë në barrikada.

I dashur @ischinger, a e dini pse serbët po protestojnë? Lutjet e tyre: 1) Zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit (nënshkruar në 2013!); 2) sundimi bazë i ligjit (të mos arrestohen sipas dëshirës dhe të mbahen peng pa pasur as kontakt me familjet e tyre). Shumë për të kërkuar? Në kundërshtim me vlerat e BE-së?”, kishte shkruar ajo.

Që prej 10 dhjetorit në veri të Kosovës janë regjistruar disa incidente me armë zjarri, shok-bomba e granata dore. Gjithsej nëntë barrikada janë ngritur nga serbët lokalë, duke bllokuar rrugët. Pjesëtarët e KFOR-it kanë shtuar prezencën në të dy drejtimet e kufijve me Serbinë. Aty po qëndrojnë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët kujdesen për sigurinë e qytetarëve shqiptarë e serbë. Barrikadat janë ngritur si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç. Ai dyshohet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më herët gjatë muajit dhjetor./Dosja.al

tensione në veri të kosovës daniel serwer

Sondazh

Poll