Bota

Incidenti në Zubin-Patok/ Trajkoviç: Barrikadat nuk janë heroizëm, sulmet ndaj KFOR-it shtojnë tensionet

Trajkoviç shkruan se trendi i rritjes së tensioneve duke sulmuar KFOR-in dhe EULEX-in paraqet rrezik për sigurinë e komunitetit.

26 Dhjetor 2022, 13:12 Nga a.l
Incidenti në Zubin-Patok/ Trajkoviç: Barrikadat nuk janë
Rada Trajkoviç

KOSOVË- Këshilltarja politike e ministrit për Komunitetet dhe Kthim, Rada Trajkoviç ka reaguar pas incidentit të fundit të ndodhur në veri të Kosovës, ku një patrullë e KFOR-it u sulmua nga disa persona të paidentifikuar me armë zjarri, ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Zubin-Patok. Përmes një postimi në Twitter, Trajkoviç shkruan se trendi i rritjes së tensioneve duke sulmuar KFOR-in dhe EULEX-in paraqet rrezik për sigurinë e komunitetit.

Barrikadat nuk janë heroizëm apo përgjigje autentike e popullit (siç e prezantojnë edhe disa media të pavarura), por rezultat i politikave të gabuara të Beogradit dhe Prishtinës. Trendi i rritjes së tensioneve ndërmjet serbëve të veriut [të Kosovë] dhe KFOR/EULEX-it, përveç që është pa qëllim, është i rrezikshëm edhe për sigurinë e komunitetit”, shkruan Trajkoviç.

Që prej 10 dhjetorit në veri të Kosovës janë regjistruar disa incidente me armë zjarri, shok-bomba e granata dore. Gjithsej nëntë barrikada janë ngritur nga serbët lokalë, duke bllokuar rrugët. Pjesëtarët e KFOR-it kanë shtuar prezencën në të dy drejtimet e kufijve me Serbinë. Aty po qëndrojnë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët kujdesen për sigurinë e qytetarëve shqiptarë e serbë. Barrikadat janë ngritur si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç. Ai dyshohet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më herët gjatë muajit dhjetor.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll