Bota

Takimi urgjent me komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it/ Kurti: Nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë

Në takim kanë qenë të pranishëm edhe zv.kryeminsistri Besnik Bislimi dhe Ministri iPunëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

26 Dhjetor 2022, 14:06 Nga a.l
Takimi urgjent me komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it/ Kurti: Nuk duhet
takimi i KFOR me Kurtin

KOSOVË- Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, komandantit të KFOR-t dhe shefit të EULEX-it, takimi i cili u zhvillua në një situatë tepër të tensionuar mes dy vendeve Kosovë dhe Serbi. Në njoftimin dërguar mediave theksohet se në takim është diskutuar për veprimet e strukturave kriminale në veri, ku u theksua se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë. 

U bisedua për bashkëpunimin e afërt ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe misionit EULEX, përbrenda mandateve që kanë. U fol edhe lidhur me veprimet e strukturave kriminale në veri të Republikës së Kosovës, që cenojnë rëndë sigurinë në vend. Konstatim i përbashkët nga ky takim është se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë”, thuhet në njoftim.

Komunikata e zyrës së kryeministrit thekson se gjatë takimit u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe bashkërendimin e veprimeve, në shërbim të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që është qëllim dhe prioritet i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it. Në takim kanë qenë të pranishëm edhe zv.kryeminsistri Besnik Bislimi dhe Ministri iPunëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll