Aktualitet

FNSH dhe RENEA kontrollojnë shtëpinë e Ervis Martinajt në Fushë-Kuqe

Dhjetëra makina të FNSH-së dhe RENEA-s kanë rrethuar shtëpinë e Martinajt në Fushë-Kuqe.

26 Dhjetor 2022, 09:05 Nga A.B
FNSH dhe RENEA kontrollojnë shtëpinë e Ervis Martinajt në
Policia dhe Ervis Martinaj

KURBIN-RENEA, FNSH dhe policia e shtetit kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm tek banesa e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe të Kurbinit. Dhjetëra makina të FNSH-së dhe RENEA-s kanë rrethuar shtëpinë e Martinajt. Nuk dihet ende nëse ka gjurmë nga Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej gushtit dhe fati i tij është ende mister.

Dyshohet se kontrolli i RENEA dhe FNSH ka nisur pasi mund të kenë gjetur prova që lidhen me fatin e Ervis Martinajt.

Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.

Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Rama vendosi dhe 100 ditë afat për kryepolicin Muhamet Rrumbullaku, por pavarësisht se afati ka skaduar, nuk ka asnjë detaj nga hetimet. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version.

policia ne shtepine e vis martinajt ervis martinaj

Sondazh

Poll