Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Korçë, qytetarët: U ndje shumë, erdhëm të festonim Krishtlindjet

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

25 Dhjetor 2022, 22:52 Nga F.M
Lëkundje tërmeti në Korçë, qytetarët: U ndje
Foto Ilustruese

KORÇË- Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Korçë këtë mbrëmje. Mësohet se epiqendra ka qenë 11 kilometra në lindje të qytetit të Korçës. Goditja kishte një magnitudë relativisht të ulët, 2.6 gradë e shkallës Rihter.

Thellësia ka qenë vetëm 1 kilometër dhe kjo ka bërë që banorët e zonës ta ndjejnë tërmetin. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

“U ndje shumë, kemi dalë të festojmë,”- mësohet të jenë shprehur disa nga banorët dhe jo vetem.

Lëkundje tërmeti në Korçë, qytetarët: U ndje
Tërmet

Korça ka qenë një nga destinacionet e preferuara të shqiptarëve për të festuar Krishtlindjet.

termet ne korce

Sondazh

Poll