Aktualitet

Detaje nga sherri në Bathore, përleshja nisi në dasmë, kushërinjtë përfunduan në spital

Ka qenë personi me inicialet F.L., ai që ka marrë thikat nga tavolinat dhe ka nisur të qëllojë të afërmit e tij.

25 Dhjetor 2022, 21:27 Nga F.M
Detaje nga sherri në Bathore, përleshja nisi në dasmë,
Policia

KAMËZ- Sherri mes kushërinjve që ka ndodhur këtë mbrëmje ka nisur në një dasmë. Mësohet se kushërinjtë fillimisht janë përplasur verbalisht me njëri-tjetrin, por sherri ka agravuar në përplasje fizike. Ka qenë personi me inicialet F.L., ai që ka marrë thikat nga tavolinat dhe ka nisur të qëllojë të afërmit e tij.

Vetë autori, personi me inicialet H. T. si dhe kushërinjtë me inicialet M. L., B. C., e një 15-vjeçar kanë mbetur të plagosur. Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat.

sherr ne kamez

Sondazh

Poll