Aktualitet

Krishtlindje në Korçë! “Epiqendra” e festës, jo vetëm për besimtarët

Një pjesë e konsiderueshme e familjeve korçare festojnë në shtëpi me drekën tradicionale ndërsa pushuesit shijojnë qytetin dhe gjithçka ofrohet për këtë festë duke përcjellë edhe urimet e tyre

25 Dhjetor 2022, 20:09 Nga DOSJA

 

Krishtlindje në Korçë! “Epiqendra” e festës,
Korçë

 

KORÇË- Edhe këtë Krishtlindje Korça duket epiqendra e festës.  Veç banorëve të cilët ndjekin ritualet dhe festojnë, edhe shumë pushues kanë zgjedhur qytetin juglindor.

Dita ka nisur me meshën e shenjte që është mbajtur në Katedralen Ringjallja e Krishtit ku mitropoliti i Korçës Hirësia e Tij Johan Pelushi ka përcjellë urimin e tij për më shumë paqe, shpresë dhe gëzim

Një pjesë e konsiderueshme e familjeve korçare festojnë në shtëpi me drekën tradicionale ndërsa pushuesit shijojnë qytetin dhe gjithçka ofrohet për këtë festë duke përcjellë edhe urimet e tyre

Edhe këtë vit hotelet dhe shtëpitë pritëse janë rezervuar 100% ndërsa pushuesit kane mbushur jo vetëm qytetin por edhe rrethinat.

Marrë nga TOPCHANNEL

krishtlindjet 2022

Sondazh

Poll