Bota

Tensionet në veri, policët e bllokuar në Leposaviq ndërrohen pas dy jave

Ata tashmë gjenden në drejtorinë policore në jug.

24 Dhjetor 2022, 20:56 Nga I.A
Tensionet në veri, policët e bllokuar në Leposaviq ndërrohen
Policia

KOSOVË- Policët të cilët kanë qenë të bllokuar tash e dy javë në Leposaviq, për shkak të barrikadave në veri të Kosovës, sapo është bërë ndërrimi i tyre. Ata tashmë gjenden në drejtorinë policore në jug. Lajmin për Gazetën Express e konfirmoi kryetari i Sindikatës së Policëve të Kosovës, Imer Zeqiri. Ai tha se gjendja e tyre shëndetësore në përgjithësi është e mirë.

“Po ashtu është. Në përgjithësi gjendja shëndetësore është e mirë”.

Për dy javë, këta policë qëndruar atje të bllokuar, me ushqim të konservuar e pamundësi për t’u pastruar e ndërruar rrobat.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll