Aktualitet

18-vjeçari me 'Benz' humb kontrollin e makinës, përplas për vdekje punonjësin e pastrimit në Durrës! Plagosen 2 pasagjeret

Bardhyl Beqiri ka qenë në shërbim duke tërhequr kazanët e plehrave në kamion, kur gjatë orëve të para të mëngjesit është përplasur për vdekje.

24 Dhjetor 2022, 08:22 Nga k.m.
18-vjeçari me 'Benz' humb kontrollin e makinës,
Foto nga vendi i ngjarjes

DURRËS- 50-vjeçari Bardhyl Beqiri, punonjës i ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimit në një hotel, ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një makinë që i ka ardhur nga autostrada. Beqiri ka qenë në shërbim duke tërhequr kazanët e plehrave në kamion, kur gjatë orëve të para të mëngjesit është përplasur për vdekje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15, kur 18-vjeçari Brajan Hoxha ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli te “Shkëmbi i Kavajës”, në anë të rrugës dytësore Plepa-Kavajë. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në vëndin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, shtetasi B. H., 18 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi B. B., rreth 50 vjeç (punonjës pastrimi dhe gjelbërimi), i cili në momentin e përplasjes, ishte duke pastruar.

Gjithashtu, nga përplasja janë dëmtuar shtetaset F. D., 20 vjeçe dhe L. P., 20 vjeçe, pasagjere në këtë automjet, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të plagosura kanë mbetur dhe dy vajza që ishin pasagjere në makinë. 20-vjeçaret me incialet F. D. dhe L. P. po marrim mjekim në spitalin e Durrësit, ndërsa Brajan Hoxha është shoqëruar nga Policia. Deri më tani, kanë nisur hetimet, por ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i aksidentit.

bardhyl beqiri aksident ne kavaje brajan hoxha

Sondazh

Poll