Bota

Sulmohet dy të mitur shqiptar nga disa shtetas serbë në veri të Mitrovicës

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 16:00 ku dy të miturit janë paraqitur në qendrën shëndetësore për mjekim.

23 Dhjetor 2022, 15:27 Nga d.a.
Sulmohet dy të mitur shqiptar nga disa shtetas serbë në veri
Policia e kosoves

KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të mitur, shtetas kosovar, janë sulmuar nga disa qytetarë serbë në veri të Mitrovicës.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 16:00 ku dy të miturit janë paraqitur në qendrën shëndetësore për mjekim.

“Mitrovicë Veri 22.12.2022 – 16:00. Lidhur me rastin është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë të mitur, kanë pranuar tretman mjekësor, pasi që sipas tyre janë sulmuar nga disa qytetar të nacionalit serb. Njësitë policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin”.- thuhet në njoftim.

Prej gati dy javësh situata është e tensionuar në veri të Kosovës për shkak të vendosjes së barrikadave nga qytetarët serbë të zonës duke bllokuar kështu qarkullimin drejt pikave kufitare që lidhin dy vendet.

policia e kosoves sulmohen dy te mitru ne kosove tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll