Bota

E goditi me mjete prerëse dhe trupin e tij e hodhi në lumë, vajza shqiptare pranon vrasjen e të dashurit në Tetovë

Fatmir Rexhepi ka njoftuar se një 17-vjeçare gjatë ditës së djeshme në bisedë zyrtare me policinë ka pranuar veprën e vrasjes së 16-vjeçarit, i cili u gjet i vdekur në rrugën drejt Banjave të Tetovës.

23 Dhjetor 2022, 14:56 Nga I.A
E goditi me mjete prerëse dhe trupin e tij e hodhi në lumë, vajza
Pamje nga ngjarja

TETOVË- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 16-vjeçarit në Tetovë. Zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, Fatmir Rexhepi ka njoftuar se një 17-vjeçare gjatë ditës së djeshme në bisedë zyrtare me policinë ka pranuar veprën e vrasjes së 16-vjeçarit, i cili u gjet i vdekur në rrugën drejt Banjave të Tetovës. Rexhepi bëri të ditur se gjykata tashmë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj 17-vjeçares.

“Dje rreth orës 07:10 në rrugën për në Banjën e Tetovës, gjegjësisht në ujërat e lumit Shkumbin u gjet trupi i pajetë i një 16-vjeçari, gjatë ditës së djeshme në Stacionin Policor të Tetovës janë thirrur dy të mitur, prej të cilëve njëra është vajzë 17-vjeçare, që ka pranuar se është kryerëse e veprës, kështu që pas dokumentimit të plot të rastit gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Tetovë ka caktuar masën paraburgimi ne afat prej 30 ditëve, e njëjta është dërguar në burgun e Shkupit për të vuajtur masën e paraburgimit”, tha Rexhepi.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 21 dhjetor, në rrugën e Banjës së Tetovës, në periferi të qytetit. Më herët, Prokuroria e Tetovës tregoi edhe detaje nga ngjarja “Vajza 17 vjeçe me paramendim ka privuar nga jeta një 16 vjeçar. Pas përplasjes verbale në makinë tek vendi i quajtur “Banja” ajo me një mjet të fortë ka goditur të dëmtuarin duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore të rrezikshme për jetë. Më pas e ka hedhur në lumin Shkumbin, ndërsa trupi i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit. Prokurori publik deri tek gjykata ka dorëzuar caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike-Tetovë.

17-vjeçarja vret te dashurin ne tetove

Sondazh

Poll