Sport

Michael Schumacher transferohet në Paris, mjekët: Po trajtohet me një kurë ‘top sekret’

9 Shtator 2019, 19:37 Nga DOSJA
Michael Schumacher transferohet në Paris, mjekët: Po trajtohet me

FRANCË- Mediat në Francë kanë publikuar detaje të reja për Michael Schumacher. Ish-piloti gjerman është transferuar sot në Paris, dhe ndodhet në spitalin Evropian “Georges Pompidou” për një trajtim mjekësor për momentin “top sekret”.

Media në Francë ‘Le Parisien’, shkruan se trajtimi duhet t’i bëhet nga profesori Philippe Menasché, kirurg i famshëm kardiak. Menasché është gjithashtu në Këshillin Administrativ të Institutit të Trurit dhe palcës kurrizore.

Menasché dhe drejtuesit e spitalit “Pompidou”, të kontaktuar nga media franceze, nuk konfirmuan ose mohuan llojin e trajtimit të cilit do t’i nënshtrohet Schumacher, duke u fshehur pas sekretit mjekësor.

Ish-kampioni i Formula 1 u plagos rëndë në 2013 për shkak të një aksidenti me ski. Prej asaj ditë kur pësoi aksident Schumacher është në gjendje kome dhe nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ish kampioni i formula 1 le parisien michael schumacher ish kampioni i formula 1 le parisien michael schumacher

Sondazh

Poll