Sport

“Franca ka lënduar krenarinë e Shqipërisë”, mbrojtësi i Islandës: Kuqezinjtë janë të forte fizikisht

9 Shtator 2019, 19:13 Nga DOSJA
“Franca ka lënduar krenarinë e Shqipërisë”,

Pas një ndeshje të vështirë me Francën Shqipërin e pret një tjetër përballje e fortë me Islandën, kuqezinjtë duhet të luftojnë përballë një skuadre që ka ardhur në Tiranë me synimin e fitores dhe të përgatitur për të përballuar kombëtaren shqipëtare.

Islanda duket mjaft e gatshme për të marr një fitore në “Elbasan Arena, mbrojtësi i krahut të djathtë Hjiortur Hermanson tregon se kombëtares së tij nuk i lejohet të humbë.

24-vjeçari ka folur dhe për ndeshjen Francë –Shqipëri ku ka theksuar se kombëtarja franceze ka lënduar krenarin e Shqipërisë me atë fitore të thellë.

Mendoj se ndeshjet me Francën në fushën e tyre nuk mund të thonë gjë për situatën e skuadrave. Sigurisht i pres të jenë të lënduar nga ajo humbje, ka lënduar krenarinë e tyre që janë mundur thellë, por duhet shumë punë që të shkosh në Francë e të marrësh rezultat. Padyshim ata e shohin këtë ndeshje në fushën e tyre si një mundësi për të rregulluar gjërat. Megjithatë, ne nuk na lejohet që të humbasim 3 pikët. Shqipëria luan e mbledhur, është fizikisht e fortë dhe duhet të përballemi me një model të tillë loje. Kjo është ashtu si duhet të luajmë edhe ne. Nuk ka formulë magjike për të siguruar rezultate. Presim që edhe në këtë ndeshje të jetë i njëjti shpirt luftarak si në duelin e parë. Pres një ndeshje të vështirë. Nuk e fsheh se kemi ardhur në Shqipëri për të marrë tre pikët, jam i bindur se do t’i dalim”,-shprehet mbrojtësi islandez.

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport emilinatoret euro 2020 france-shqiperi mbrojtësi islandez hjiortur hermanson shqipëri- islandë emilinatoret euro 2020 france-shqiperi mbrojtësi islandez hjiortur hermanson shqipëri- islandë

Sondazh

Poll