Bota

14-vjeçari dhunohet nga serbët në Veri të Kosovës, Sveçla: Kriminelët të sillen para drejtësisë

Sveçla tha se ai ka marrë ndihmë mjekësore si rrjedhojë e plagëve.

22 Dhjetor 2022, 21:08 Nga F.M
14-vjeçari dhunohet nga serbët në Veri të Kosovës,
Foto Ilustruese

KOSOVË- Një 14-vjeçar është sulmuar sot në veri, në Lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës. Këtë e ka me dije ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. Në një deklaratë, Sveçla tha se ai ka marrë ndihmë mjekësore si rrjedhojë e plagëve. Ai ka kërkuar që autorët të dërgpohen para drejtësisë. 

“Rreth orës 14:00. Një 14 vjeçar, nga Kroi i Vitakut është sulmuar nga grupet kriminale. Ai ka lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Kam një porosi për kriminelët që do të shfrytëzojmnë të gjitha kapacitet e policisë që ata ta identifikohen dhe të sillen para drejtësisë,"- tha Sveçla.

xhelal svecla tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll