Bota

G7 të gatshëm për të bërë më shumë për Ukrainën, Baerbock: Kemi mobilizuar 32 milion dollarë

Ndërkohë, një deklaratë e përbashkët nga ministrat e financave të G7 tha se grupi është "i përgatitur të bëjë më shumë sipas nevojës për buxhetin dhe mbështetjen ekonomike" për Ukrainën në vitin e ardhshëm.

22 Dhjetor 2022, 18:34 Nga d.a.
G7 të gatshëm për të bërë më shumë
G7

GJERMANI- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock tha se Kombet e Grupit të Shtatë (G7) do të rrisin përpjekjet për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

"Çdo raketë që Ukraina nxjerr nga qielli do të thotë pak më pak vuajtje për njerëzit në Ukrainë."-tha Baerbock.

Ajo gjithashtu përshëndeti vendimin e SHBA për të dorëzuar një sistem të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë.

Ndërkohë, një deklaratë e përbashkët nga ministrat e financave të G7 tha se grupi është "i përgatitur të bëjë më shumë sipas nevojës për buxhetin dhe mbështetjen ekonomike" për Ukrainën në vitin e ardhshëm.

G7 ka mobilizuar deri në 32 miliardë dollarë amerikanë buxhet dhe mbështetje ekonomike për Ukrainën dhe vazhdon të bëjë përparim të mëtejshëm.

g7 annalena baerbock lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll