Putin: Rusia dëshiron t'i japë fund luftës, sa më shpejt, aq më mirë
Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia dëshiron t'i jepet fund luftës në Ukrainë dhe se të gjitha konfliktet e arm...
Suedia dhe Finlanda, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, vendosën që të aplikonin për anëtarësim në NATO. Por, për t’u anëtarësuar këto dy shtete, duhet që vendimi të ratifikohet nga 30 anëtarët e aleancës.
Turqia tha se vlerëson hapat që deri më tani ka ndërmarrë Suedia për të marrë miratimin e Ankarasë për t’iu bashkuar NATO-s. Por, Stokholmi nuk është as në “gjysmë të rrugës” për të përmbushur listën e zotimeve që Ankaraja ka kërkuar në këmbim të ratifikimit të anëtarësimit në aleancë, tha kryediplomati turk.
Ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu, tha se vendimi i gjykatës suedeze për të ndaluar ekstradimin e një personi të kërkuar në Turqi, pasi dyshohet se ka lidhje me grusht-shtetin e dështuar të vitit 2016, ka “helmuar” atmosferën pozitive në negociatat për anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake.
Suedia dhe Finlanda, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, vendosën që të aplikonin për anëtarësim në NATO. Por, për t’u anëtarësuar këto dy shtete, duhet që vendimi të ratifikohet nga 30 anëtarët e aleancës. Turqia ka penguar këtë proces, duke kërkuar nga dy shtetet nordike që të shtypin grupet që i konsideron organizata terroriste dhe të ekstradojë në Ankara personat që dyshon se kanë kryer vepra terroriste.
Të 28 shtete të NATO-s kanë ratifikuar anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës. Turqia dhe Hungaria janë të vetmet anëtare që nuk e kanë ratifikuar anëtarësimin e dy shteteve. Gjatë një konference të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm suedez, Tobias Billström, Cavusoglu tha se Qeveria turke ende pret që të ketë “zhvillim konkret” sa i përket ekstradimeve dhe ngrirjes së aseteve.
“Është një dokument që duhet të zbatohet. Ne nuk jemi ende në gjysmë të rrugës, jemi në fillim”, tha ai, duke iu referuar memorandumit që Suedia dhe Finlanda nënshkruan me Turqinë në qershor.
Sipas këtij memorandumi, dy shtetet janë pajtuar që të adresojnë shqetësimet e sigurisë që ka Turqia, që përfshin kërkesa për dëbim dhe ekstradim të militantëve kurdë dhe personave që janë të lidhur me rrjetin e klerikut fetar, Fethullah Gulen.
Qeveria e Turqisë e akuzon Gulenin se ka organizuar grusht-shtetin e dështuar të vitit 2016. Por, ai mohon këto akuza./REL
Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia dëshiron t'i jepet fund luftës në Ukrainë dhe se të gjitha konfliktet e arm...
G7 GJERMANI- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock tha se Kombet e Grupit të Shtatë (G7) do të rrisin përpjekje...
Grupi Wagner SHBA- Sipas SHBA, Wagner, grupi mercenar rus që i përgjigjet Vladimir Putinit, mori dorëzimin e një dërgese armë...
Sam Bankman-Fried SHBA- Sam Bankman-Fried pritet të paraqitet në gjykatën federale të Nju Jorkut të enjten për t'u përba...
Foto ilustruese SPANJË- Spanja ka miratuar një projekt-ligj për të drejtat e transgjinorëve që lejon këdo që ë...
Foto ilustruese SHBA- COVID-19 dhe mbidozat e drogës çuan në një vit të dytë radhazi të përkeqësimit të...
Lufta ne Ukraine SHBA- Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka tre modele të ndryshme për mënyrën se si mund të përfundoj&eum...
Policia e Kosoves KOSOVË- Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar përsa i takon akuzave se gjatë protestës s&eum...
Pamje nga grabitja ITALI- Një argjendar italian hapi zjarr ndaj një bande grabitësish duke lënë të vdekur dy prej tyre p...
SERBI- Situata në Kosovë është e paqëndrueshme dhe se Serbia ende po pret përgjigjen e KFOR-it sa i përket dislokimit...