Bota

U tha se ndaluan autobuzë me protestues serb, Policia e Kosovës e mohon: Disa me dëshirë nuk vazhduan udhëtimin

Në njoftimin e Policisë thuhet se gjatë kontrollit rutinë të një autobusi, disa persona nuk kanë pranuar të identifikohen nga autoritetet dhe me vetëdëshirë nuk kanë vazhduar tutje.

22 Dhjetor 2022, 17:11 Nga d.a.
U tha se ndaluan autobuzë me protestues serb, Policia e Kosovës e
Policia e Kosoves

KOSOVË- Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar përsa i takon akuzave se gjatë protestës së sotme të serbëve në veri të vendit ka penguar autobuzë me serbë që të udhëtonin drejt Rudarës, ku janë vendosur barrikada.

Referuar deklarimeve dhe publikimeve të disa mediumeve se gjoja autobusë me protestues të cilët kishin për qëllim shkuarjen në protestën e paraparë të mbahet në Rudarë të Zveqanit, janë penguar nga Policia e Kosovës, janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë”, thuhet në komunikatë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se gjatë kontrollit rutinë të një autobusi, disa persona nuk kanë pranuar të identifikohen nga autoritetet dhe me vetëdëshirë nuk kanë vazhduar tutje.

“Gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të garantimit të ligjit dhe sigurisë, një autobus është ndaluar sipas procedurave të kontrollit rutinor dhe gjatë verifikimit të dokumenteve disa persona nuk kanë pranuar të legjitimohen nga autoritetet kompetente, prandaj në mënyrë vullnetare (me vetë dëshirë) nuk kanë vazhduar tutje. Policia e Kosovës siç ka njoftuar përmes komunikatës së saj para fillimit të protestës, ka theksuar njohjen e të drejtës ligjore për të protestuar në mënyrë të qetë nga secili qytetarë si dhe angazhimet policore në respektimin e të drejtave dhe lirive njerëzore pa dallim”.-vijoi deklarata.

Policia raporton se, sipas vlerësimeve në terren rreth orës 13:00, protesta ka përfunduar e qetë, pa ndonjë incident të raportuar dhe në të kanë marrë pjesë rreth 1.500 pjesëmarrës.

policia e kosoves tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll