Politike

"Kalimera, jasas"/ Rama e nis fjalën në greqisht: Ju solla birin e të atit, me lutje e lule bëtë që sot ta prisnit me diell

Rama u shpreh se shkaku ka qenë moti i keq, ndërsa shtoi se lutjet e banorëve me siguris kishin bërë të mundur që sot të kishte një mot me diell në atë zonë.

22 Dhjetor 2022, 13:14 Nga F.M
"Kalimera, jasas"/ Rama e nis fjalën në greqisht: Ju solla
Edi Rama

DERVIÇAN- Kryeministri Edi Rama e ka nisur greqisht fjalën e tij në Derviçan ku shkoi bashk me kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Ai shpjegoi arsyen që bëri që vizita e Mitsotakis të shtyhej kur ishte planifikuar të bëhej pas Samitit BE0Ballkani Perëndimor që u bë më 6 dhjetor. Rama u shpreh se shkaku ka qenë moti i keq, ndërsa shtoi se lutjet e banorëve me siguris kishin bërë të mundur që sot të kishte një mot me diell në atë zonë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Kalimera, jasas...Ju kisha premtuar që do ta sillja këtu të birin e të atit dhe ja ku e keni. Dhe është vërtetë prekëse edhe për mua që nuk jam pjesë e minoritetit që të jem këtu pas thuajse 30 vitesh që i pari dhe i fundit kryeministër i Greqisë ndaloi për të përshëndetur vëllezërit dhe motrat në minoritet, i ndjeri babai i kryeministrit aktual, që me shumë kënaqësi e ka pritur këtë ftesë. Duhet të vinim të nesërmen e datës 6, pas samitit të BE-së në Tiranë, por moti ishte jashtëzakonisht i keq dhe u detyruam që ta shtyjmë. Kështu gjetëm një ditë të bukur për të ardhur ktu, në vigjilje të Krishtlindjeve. Dua t;'ju falenderoj të gjithëve dhe kryetarin e bashkisë që ka siguruar bashkë me ju, nuk e di si e keni realizuar që të jetë ky diell kaq i bukur, por me siguri me lutje dhe me lule. Natyrisht kjo është e gjitha për kryeministrin por unë nuk kam pse të mos përfitoj dhe të shijoj këtë pamje, të gjithë të mbledhur në shesh. 

edi rama kyriakos mitsotakis ne shqiperi kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll