Politike

Sali Berisha "përplaset" me Nikollën: Je kryeparlamentare, apo sekretare e Ramës? Ai 100 herë hajdut del...

Në replikë me të i tha që ta linte që të fliste sa të donte, por sërish "hajdut" do të mbetej.

21 Dhjetor 2022, 21:48 Nga k.m.
Sali Berisha "përplaset" me Nikollën: Je kryeparlamentare,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kritikoi kryeparlamentaren Lindita Nikollën për mënyrën e menaxhimit të seancës plenare, duke u ankuar se i jepte fjalën kryeministrit Edi Rama sa herë donte. Në replikë me të i tha që ta linte që të fliste sa të donte, por sërish "hajdut" do të mbetej.

DEBATI NË SALLË:

Berisha: Moj zonjë, jeni kryetare e parlamentit, apo sekretare e Edi Ramës. Nëse je kryetare e parlamentit, respekto rregulloren. Ti për Edi Ramën nuk njeh rregullore dhe ligj, për të tjerët përdor standard tjetër. E kupton që prish klimën, nëse e dreja e replikës ezaurohet për së dyti dhe të tretë, të garantoj se 100 herë po ia dhe të drejtën, ai 100 herë hajdut del.

Lindita Nikolla: Këto janë fyerje.

sali berisha seance plenare 21 dhjetor 2022

Sondazh

Poll