Art&Argëtim

VIDEO/ Elsa Lila 'harron' problemet me drejtësinë italiane, rikthehet me dedikimin për të bijën në 'Festivalin e Këngës'

Ajo perfomoi në natën e dytë të festivalit baladën që mban vetë emrin e vazjës së saj, 'Evita' e cila ishte gjithashtu e pranishme në Pallatin e Kongreseve mes publikut ku ndoqi performancën e nënës së saj. 

21 Dhjetor 2022, 10:41 Nga a.l
VIDEO/ Elsa Lila 'harron' problemet me drejtësinë italiane,
Elsa Lila

TIRANË- Këngëtarja e njohur Elsa Lila është rikthyer pas 25 vitesh në Festivalin e Këngës, me një dedikim për vajzën e saj 'Evita'. Ajo perfomoi në natën e dytë të festivalit baladën që mban vetë emrin e vajzës së saj, 'Evita' e cila ishte gjithashtu e pranishme në Pallatin e Kongreseve mes publikut ku ndoqi performancën e nënës së saj. 

Duket se këngëtarja ka lënë pas të shkuarën dhe problemet me drejtësinë në Itali, ku u arrestua për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Lila ka zgjedhur të mos e komentojë këtë pjesë teksa, emri i saj u prezantua nga moderatorja Arbana Osmani në natën e djeshme, mes brohorimash dhe duartrokitjesh nga publiku. 

Këngëtarja Elsa Lila u shpall fituese në edicionin e 35-të Festivalit të Këngës. Lila  preku skenën e këtij edicioni me këngën “Pyes Lotin”, kompozuar nga Valentin Veizi, me tekst nga Enrieta Sina./Dosja.al

elsa lila festivali i këngës në rtsh

Sondazh

Poll