Aktualitet

Ngacmoi seksualisht të renë në Rroskovec, arrestohet 52-vjeçari nga Berati

Po ashtu është proceduar penalisht dhe një 48-vjeçare, pasi ka dhunuar motrën e saj. 

21 Dhjetor 2022, 14:20 Nga I.A
Ngacmoi seksualisht të renë në Rroskovec, arrestohet
Foto Ilustruese

RROSKOVEC- Një 52-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në fshatin Dronovic të Beratit për ngacmim seksual. Mësohet se ai ka ngacuar një 32-vjeçare në Rroskovec. Po ashtu është proceduar penalisht dhe një 48-vjeçare, pasi ka dhunuar motrën e saj. 

Njoftimi i Policisë:

DVP Fier/Vihet në pranga një shtetas, procedohet në gjendje të lirë një tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. Z., 52 vjeç, banues në Drenovicë, Berat, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 32 vjeçe, banuese në Roskovec. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen I. S., 48 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një shtetaseje (motra e saj).
---
U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi shtetasi A. G., 50 vjeç, banues në Fier, punonjës i një shoqërie private, duke punuar si manovrator, me mjet (rul), në rrugën "Dukas-Patos", ka dëmtuar këmbën dhe për këtë shkak, po merr ndihmë mjekësore, në spital. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e beratit

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Dhjetor 2022, 14:23 A.B

Ndaj gjithçka nga kudo që udhëton

Krishtlindja dhe Viti i Ri po afrojnë dhe shumë prej jush kanë zgjedhur t’i festojnë jashtë vendit. Jenikujdesur dhe keni rezer...