Aktualitet

HARTA LIVE/ Mot i qëndrueshëm, çfarë parashikohet sot për Shqipërinë, priten orë me diell

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi-perëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/s.

21 Dhjetor 2022, 07:39 Nga F.M
HARTA LIVE/ Mot i qëndrueshëm, çfarë parashikohet sot
Foto Ilustruese

TIRANË- Sot Shqipëria pritet të mbizotërohet nga një mot i qëndrueshëm. Ditën e sotme, vendi do të mbetet nën ndikim të vlerave të larta të presionit atmosferik dhe masave ajrore të qendrueshme.

Në orët e mëngjesit prezencë të mjegullës përgjatë zonave luginore. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi-perëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:                                                                                   

në zona malore 1 deri 7°C                                                                                                                                                         

në zona e ulëta 1 deri 15°C                                                                                                                                                               

në zona bregdetare 6 deri 15°C

moti 21 dhjetor 2022

Sondazh

Poll