Aktualitet

Bllokohet totalisht hyrja në Elbasan, rrëzimi i kamionit bullgar krijon radhë kilometrike deri në tunel

Shkak është bërë një kamion me targat bullgare, i cili kishte përfunduar në kanal.

20 Dhjetor 2022, 22:19 Nga k.m.


ELBASAN
- Hyrja për në qytetin e Elbasanit është bllokuar totalisht. Shkak është bërë një kamion me targat bullgare, i cili kishte përfunduar në kanal.

Nga aksidenti janë krijuar radhë të gjata mjetesh që të çojnë për në hyrje të Elbasanit, nga autostrada e Tiranës. Në vendngjarje ndodhen dhe ekipet të Policisë Rrugore, të cilat po koordinojnë qarkullimin.

elbasan

Sondazh

Poll