Aktualitet

Trafik dhe kaos në hyrje të Tiranës, makinat mbeten të bllokuara në vend te nënkalimi i Astirit

Por ndodh edhe që në ditë normale pune, pa ndonjë organizim artistik, sportiv apo të ndonjë lloji tjetër, të mos mungojë trafiku, ashtu siç shihet nga pamja e publikuar më sipër.

20 Dhjetor 2022, 19:37 Nga d.a.
Trafik dhe kaos në hyrje të Tiranës, makinat mbeten të
Rruga Astirit

TIRANË- Tashmë dihet Tirana shpeshherë përfshihet nga trafiku duke bllokuar për minuta apo orë të tëra qarkullimin në disa zona, aq më tepër kur ka evente të ndryshme.

Por ndodh edhe që në ditë normale pune, pa ndonjë organizim artistik, sportiv apo të ndonjë lloji tjetër, të mos mungojë trafiku, ashtu siç shihet nga pamja e publikuar më sipër.

Në foto dallohet qartë vargu i makinave i cili nis sapo del nga nënkalimi i ish-sheshit Shqiponja për në drejtim të Astirit, ku edhe dhe rruga është zgjeruar me 6 korsi sërish është krijuar trafik makinash, gjë që e bën të vështirë hyrjen në kryeqytet.

trafik ne tirane

Sondazh

Poll