Banka e Shqipërisë pritet të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit
Foto Ilustruese TIRANË- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë pritet të mbajë të pandryshuar no...
Në muajin Nëntor 2022, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0,1 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Transporti” me 2,4 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,7 % dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,1 %.
TIRANË- Ndonëse INSTAT raportoi se në nëntor, rritja e çmimeve filloi të ngadalësohej, teksa inflacioni ra në 7.9%, nga 8.3% që ishte muajin e mëparshëm, një tjetër indeks i INSTAT, ai i inflacionit të harmonizuar me vendet e Bashkimit Europian tregon se çmimet kanë vijuar të jenë të larta.
Sipas INSTAT, Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Nëntor 2022 është 8,0 %, në nivele të njëjta me muajin e mëparshëm. Rritja më e madhe e çmimeve prej 13,8 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 9,4 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,5 %, “Veshje dhe këpucë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,6 % secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 4,1 % secili, “Shërbimi arsimor” me 2,5 %, “Shëndeti” me 2,4 %, “Argëtim dhe kulturë” me 1,3 % dhe “Komunikimi” me 1,0 %.
Në muajin Nëntor 2022, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0,1 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Transporti” me 2,4 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,7 % dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,1 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” u rritën me 2,0 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,6 %, “Komunikimi” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,5 % secili, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 % secili, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shëndeti” me 0,1 % secili.
Sipas INSTAT, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) mat ndryshimin e nivelit të çmimeve me pakicë të mallrave dhe shërbimeve nga pikëpamja e strukturës së shpenzimeve të cilat konsumatori (vendas dhe i huaj) synojnë për konsumin final në territorin e Shqipërisë. IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Evropës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar).
Deri tani, ky indeks ka qenë më i ulët se indeksi i zakonshëm me të cilin INSTAT mat ndryshimin e çmimeve për një shportë mallrash të caktuar. Nëntori është muaji i parë, kur matja e çmimeve sipas niveleve të krahasueshme me Europën është më e lartë.
Gjithsesi, Shqipëria vijon të mbetet ndër vendet me rritjen më të ulët të çmimeve, duke u renditur ndër tetë shtetet me shtrenjtimin më të ulët të çmimeve, përpara Luksemburgut, Norvegjisë, Maltës, Francës, Islandës, Spanjës dhe Zvicrës. Gjithsesi, në tetor, Shqipëria renditej e gjashta për rritjen më të ulët të çmimeve.
Marrë nga Monitor.al
Foto Ilustruese TIRANË- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë pritet të mbajë të pandryshuar no...
Foto Ilustruese TIRANË- Informaliteti në tregun shqiptar të punës është mjaft i përhapur, por gati 16 për qind e pu...
Foto Ilustruese TIRANË- Gjermania dhe Franca janë bërë dy shtetet më të preferuara të shqiptarëve që po ikin n...
Deti Sezoni turistik po shtrihet përtej muajve tradicionale të verës, duke tërhequr vizitorë edhe me ftohjen e kohës, sidomos...
Euro Kursi i këmbimit të Euros me Lekun pësoi sërish rënie ditën e martë, duke prekur një rekord të ri histori...
Foto Ilustruese TIRANË- Banka Botërore ka vlerësuar se puna për monitorimin e kontratave koncesionare ndikuar nga projekti i financuar ...
Foto Ilustruese TIRANË- Banka e Shqipërisë organizoi të premten ankandin e fundit të blerjes së valutës për vitin 2...
Foto Ilustruese TIRANË- Aksidentet rrugore kanë ndjekur tendencën rënëse edhe në muajin nëntor duke u ulur me 13.2 p&eum...
Dritan Fino dhe Ceno Klosi TIRANË- Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kanë lidhur së fundmi...
Foto Ilustruese TIRANË- Për më shumë se një vit, çdo shifër e re e inflacionit duket se i ka zënë në be...