20 Dhjetor 2022, 07:32
Nga DOSJA
Foto Ilustruese
TIRANË- Aksidentet rrugore kanë ndjekur tendencën rënëse edhe në muajin nëntor duke u ulur me 13.2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Instituti i Statistikave raportoi se në muajin Nëntor 2022 numërohen 92 aksidente rrugore nga 106 të ndodhura në muajin Nëntor 2021.
“Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 117 persona nga 156 në muajin Nëntor 2021. Aksidentet rrugore, në 80,4 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 27,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Numri i aksidenteve rrugore për këtë grup-moshë është i njëjtë me numrin e aksidenteve rrugore në Nëntor 2021”vëren INSTAT.
Ndërkohë për njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2022, numërohen 1.060 aksidente rrugore nga 1.257 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 15,7 %. Numri i të aksidentuarve është 1.479 persona nga 1.726 persona të aksidentuar në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2021” thuhet në njoftimin e INSTAT.
Shkak kryesor për aksidentet vijon të mbetet sjellja e shofereve në timon ndërkohë duket se ka një ndërgjegjësim më të madh të këmbësorëve ku aksidentet që vijnë si pasojë e sjelljes së tyre ka shënuar rënie në 11-mujorin e këtij viti.
“ Aksidentet rrugore, në 13,7 % të rasteve, në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2022 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 24,9 %” thuhet në njoftim.
Marrë nga Monitor.al
aksidentet në shqipëri
Ekonomi
20 Dhjetor 2022, 07:31
Dritan Fino dhe Ceno Klosi
TIRANË- Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kanë lidhur së fundmi...
Ekonomi
20 Dhjetor 2022, 07:30
Foto Ilustruese
TIRANË- Për më shumë se një vit, çdo shifër e re e inflacionit duket se i ka zënë në be...
Ekonomi
20 Dhjetor 2022, 07:29
Foto Ilustruese
TIRANË- Linja 10 është lidhja e vetme e Kosovës për të ndarë rajonin me hekurudhë, duke e lidhur Ko...
Ekonomi
20 Dhjetor 2022, 07:27
Foto Ilustruese
TIRANË- Rritja e eksporteve ka vijuar të jetë e ngadalësuar edhe në nëntor për të disatin muaj radh...
Ekonomi
20 Dhjetor 2022, 07:26
Foto Ilustruese
TIRANË- Rritja e normave të interesit po përcillet më shumë tek kreditë dhe tek instrumentet e borxhit të...
Ekonomi
20 Dhjetor 2022, 07:19
Foto Ilustruese
TIRANË- Çmimet e larta rezulton se po e reduktojnë konsumin në vend, duke ndikuar në uljen e importeve të s...
Ekonomi
19 Dhjetor 2022, 19:02
k.m.
Foto ilustruese
Rritja e eksporteve ka vijuar të jetë e ngadalësuar edhe në nëntor për të disatin muaj radhazi, teksa se...
Ekonomi
19 Dhjetor 2022, 08:02
Foto Ilustruese
TIRANË- Huamarrja e qeverisë shqiptare në tregun e brendshëm financiar do të rritet në tremujorin e parë...
Ekonomi
19 Dhjetor 2022, 07:37
Foto Ilustruese
TIRANË- Shqipëria ka pasur një vit të mirë turistik në 2022-n, si rrjedhojë e rritjes së hyrjes s&e...
Ekonomi
19 Dhjetor 2022, 07:29
Foto Ilustruese
TIRANË- Sektori i ndërtimit i është rikthyer rritjes në tremujorin e tretë të vitit, pas rënies n&e...