Politike

Debate te Komisioni i Medias, Zhupa: Margariti të japë llogari për Urën e Zogut, papërgjegjshmëri nga ana e saj

Deputetja e PD, Ina Zhupa kritikoi mungesën e Ministres së Kulturës, Elva Margaritit, për dëgjesën në këtë komision, ndërsa e cilësoi atë si të papërgjegjshme.

20 Dhjetor 2022, 14:56 Nga A.B
Debate te Komisioni i Medias, Zhupa: Margariti të japë llogari
Ina Zhupa

TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin e Medias dhe Edukimit për sitet e trashëgimisë kulturore u përmend gjendja e Urës së Zogut. Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa kritikoi mungesën e Ministres së Kulturës, Elva Margaritit, për dëgjesën në këtë komision, ndërsa e cilësoi atë si të papërgjegjshme. Sipas Zhupës, Margariti duhet të japë llogari për shembjen e Urës së Zogut dhe për keqmenaxhimin e trashëgimisë kulturore.

'4 elementë të rëndësishme për të kuptuar papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë e ministrisë për të na hedhur hi syve. Unë e kam kërkuar seancën për të gjithë trashëgiminë kulturore. Kështu e menaxhojnë ata Butrintin, kështu i bëjnë ata tenderat. Vlerat e urës së Zogut duhet të ishin shqetësim i madh i ministrisë së kulturës, nuk duhet ta prisnin që ta ngrinim ne si shqetësim' - tha Zhupa.

ina zhupa komisioni i medias

Sondazh

Poll