Art&Argëtim

Trazira nga protestat në Jordani/ Pezullohet përdorimi i TikTok, disa qytete ngelen pa shërbim interneti

Drejtoria e Sigurisë Publike e Jordanisë tha se do e pezullonte përdorimin e platformës pak kohë derisa situata të neutralizohet.

20 Dhjetor 2022, 08:01 Nga a.l
Trazira nga protestat në Jordani/ Pezullohet përdorimi i TikTok, disa
Tik Tok

JORDANI- Platforma e njohur Tik Tok do të ndalohet përkohësisht në Jordani, një ditë pasi një oficer policie u vra gjatë përleshjeve me protestuesit për çmimet e larta të karburantit. 

Mediat e huaja bëjnë me dije se, shkak është publikimi i shumë videove nga grave dhe protesta masive. Për këtë aryse Drejtoria e Sigurisë Publike e Jordanisë tha se do e pezullonte përdorimin e platformës pak kohë derisa situata të neutralizohet. Po ashtu edhe në disa zona të vendit, kryesisht në qytetet Maan, shërbimi i internetit u ndërpre, për shkak të protestave masive që janë duke u zhvilluar atje. 

Protesta kundër çmimeve të larta të karburantit në mbretërinë arabe, kanë nisur një javë më parë.  Përleshjet shpërthyen në shumë qytete, ndërsa policina përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë ata./Dosja.al

tik tok protesta ne jordani

Sondazh

Poll