Ekonomi

Energjia e shtrenjtë frenon industrinë, ndërtimi i kthehet rritjes së fortë me gati 30%

Volumi i shitjeve në industri u rrit me vetëm 1.6% në të njëjtën periudhë.

19 Dhjetor 2022, 07:29 Nga DOSJA
Energjia e shtrenjtë frenon industrinë, ndërtimi i kthehet
Foto Ilustruese

TIRANË- Sektori i ndërtimit i është rikthyer rritjes në tremujorin e tretë të vitit, pas rënies në të dytin, si rrjedhojë e tërheqjes së ndërtuesve pas rritjes së ndjeshme të çmimeve të materialeve të ndërtimit. Sipas INSTAT, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi një rritje pre rreth 9% në korrik-shtator 2022, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në të kundërt, aktiviteti i industrisë u ngadalësua ndjeshëm, pas mbylljes së fabrikave nga çmimi i lartë i energjisë, teksa prodhuesi i çelikut Kurum dhe i kromit, Albchrome pezulluan përkohësisht aktivitetin. Volumi i shitjeve në industri u rrit me vetëm 1.6% në të njëjtën periudhë.

Indekset e treguesve në aktivitetin Industri, në tremujorin e tretë 2022, paraqiten si më poshtë:
• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 1,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 6,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 16,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indekset e treguesve në aktivitetin Energji elektrike, Gaz, Avull, në tremujorin e tretë 2022, paraqiten si më poshtë:
• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 28,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 33,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 4,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve:

Indekset e treguesve në aktivitetin Furnizimi me ujë dhe Trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin e tretë 2022, paraqiten si më poshtë:
• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 29,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 28,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 9,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indekset e treguesve në aktivitetin Ndërtim, në tremujorin e dytë 2022, paraqiten si më poshtë:
• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 11,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 14,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 18,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Marrë nga Monitor.al

sektori i ndërtimit

Sondazh

Poll

Ekonomi 18 Dhjetor 2022, 12:17 k.m.

Inflacioni po na streson

Foto ilustruese Inflacioni është bërë bisedë e pranishme në çdo tavolinë prej disa kohësh tashmë dhe kj...