Bota

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës: Putin shtyu pushtimin tre herë

Infomacioni pretendohet se është dhënë nga Vadym Skibitskyi, një përfaqësues i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.

19 Dhjetor 2022, 19:34 Nga k.m.

 

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës: Putin shtyu pushtimin tre herë
Vladimir Putin

 

RUSI- Presidenti Vladimir Putin e shtyu fillimin e pushtimit të Ukrainës tri herë pushtimin e Ukrainës. Infomacioni pretendohet se është dhënë nga Vadym Skibitskyi, një përfaqësues i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.

"Presidenti rus Vladimir Putin u konsultua për një kohë të gjatë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Federatës Ruse, Valery Gerasimov dhe ministrin e mbrojtjes së vendit agresor, Sergei Shoigu, para pushtimit dhe e shtyu ofensivën tre herë. Sipas informacionit tonë, ofensiva u shty për herë të fundit në mes të shkurtit. Derisa FSB-ja e shtyu Gerasimovin të pushtonte. Rusët ishin të sigurt se kishin kryer përgatitje të mjaftueshme, sepse kishin investuar burime të mëdha në të,"- tha Skibitskyi për Ukrinform.

Në të njëjtën kohë, Shtabi i Përgjithshëm i Federatës Ruse keqllogariti vlerësimin e situatës, pasi njësitë ushtarake ruse u pajisën me ushqim, municion dhe karburant vetëm për tre ditë. Përveç kësaj, inteligjenca ukrainase mori shumë informacione nga banorët vendas se ku ndodheshin në Ukrainë.

 

vladimir putin

Sondazh

Poll