Bota

Kryediplomati grek telefonon Lajcakun, bisedojnë për uljen e tensioneve në veri të Kosovës

Me anë të një postimi në Twitter, Dendias shkroi se bisedën me Lajçak e ka kryer në funksion të një turi vizitash që do të nisë këtë javë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Diplomati grek tha se me Lajçakun ka biseduar për përpjekjet e ndërmarra për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

19 Dhjetor 2022, 17:45 Nga d.a.
Kryediplomati grek telefonon Lajcakun, bisedojnë për uljen e
Dendias dhe Lajcak

GREQI- Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka zhvilluar ditvn e sotme një telefonatë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Me anë të një postimi në Twitter, Dendias shkroi se bisedën me Lajçak e ka kryer në funksion të një turi vizitash që do të nisë këtë javë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Diplomati grek tha se me Lajçakun ka biseduar për përpjekjet e ndërmarra për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

“Në funksion të vizitave të mia në Ballkanin Perëndimor këtë javë, pata një bisedë telefonike më parë me emisarin Miroslav Lajçak mbi dialogun Beograd-Prishtinë dhe përpjekjet e ndërmarra për uljen e tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar Dendias në Twitter.

Ndërkohë në lidhje me këtë telefonatë ka reaguar edhe Lajçak i cili ka shprehur falënderimet e tij për bisedën e zhvilluar me ministrin grek në lidhje me situatën në Kosovë.

“Faleminderit Nikos Dendias për thirrjen sot. Përshëndes vizitën e rëndësishme  në këtë kohë”, ka shkruar Lajçak.

nikos dendias miroslav lajçak tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll