Bota

Shefi i OKB-së beson se lufta në Ukrainë do të vazhdojë për shumë kohë

Duke folur me gazetarët gjatë konferencës së tij vjetore të fundvitit në Nju Jork, Guterres tha se ai "nuk do të heqë dorë në ndjekjen e paqes në Ukrainë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara", duke iu referuar parimit kyç të kartës së OKB-së. duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial.

19 Dhjetor 2022, 19:30 Nga d.a.
Shefi i OKB-së beson se lufta në Ukrainë do të vazhdojë
António Guterres

UKRAINË- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se beson se lufta e Rusisë në Ukrainë “do të vazhdojë” dhe nuk sheh një perspektivë për bisedime “serioze” të paqes në të ardhmen e afërt.

Duke folur me gazetarët gjatë konferencës së tij vjetore të fundvitit në Nju Jork, Guterres tha se ai "nuk do të heqë dorë në ndjekjen e paqes në Ukrainë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara", duke iu referuar parimit kyç të kartës së OKB-së. duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial.

Ai tha se nuk ishte “optimist” për mundësinë e bisedimeve efektive të paqes me Ukrainën dhe Rusinë në të ardhmen e afërt, duke shtuar:

"Unë besoj se konfrontimi ushtarak do të vazhdojë."-u shpreh ai.

Megjithatë, ai tha se "shpresonte fuqimisht që paqja mund të arrihej në vitin 2023, duke përmendur "pasojat" për popullin e Ukrainës, shoqërinë ruse dhe ekonominë globale nëse nuk arrihet një marrëveshje. Ai shtoi:

"Të gjitha këto janë arsye që ne të bëjmë gjithçka që është e mundur që një zgjidhje paqësore të ndodhë para fundit të vitit 2023."- shtoi Guterres.

Ndërkohë, ai tha se do të përqëndrohet në rritjen e efikasitetit të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja që rifilloi dërgesat e ushqimeve dhe plehrave të Ukrainës në Detin e Zi, të vazhdojë të përpiqet të rifillojë eksportin e amoniakut rus nëpërmjet Ukrainës dhe të kërkojë të përshpejtojë shkëmbimin e të burgosurve të lufte.

antonio guterres lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll