Sport

VIDEO / I gjithë Napoli në rrugë, mbështesin Messin dhe Argjentinën...

Ata nuk e harrojnë kurrë Maradonën, madje edhe stadiumit i kanë vënë emrin e tij që nga koha kur Diego Armando Maradona ndërroi jetë.

18 Dhjetor 2022, 15:27 Nga DOSJA
VIDEO / I gjithë Napoli në rrugë, mbështesin Messin dhe

ITALI - Konsiderohet si qyteti i Maradonës edhe pse e vetmja lidhje mes këtij qyteti, Napolit, dhe Argjentinës, janë vitet që luajti për ta ylli i tyre.

Ata nuk e harrojnë kurrë Maradonën, madje edhe stadiumit i kanë vënë emrin e tij që nga koha kur Diego Armando Maradona ndërroi jetë.

Sot ai nuk është, por mbi supe peshën e argjentinës e mban i ashtuquajturi pasardhës i tij Lionel Messi.

Pikërisht për të napoletanët kanë dalë në sheshet e tyre për të festuar me flamurin argjentinas mbi supe duke mbështetur Argjentinën në finalen e madhe që starton pas pak.

Vlen për t'u përmendur se italianët në këtë edicion e kanë ndjekur të gjithë Botërorin si tifoz të ndryshëm pasi nuk kishin skuadrën e vendit të tyre pjesëmarrëse.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll