Sport

VIDEO - Nuk mungon flamuri kuqezi në finalen e madhe Argjentinë-Francë...

Për Dosja.al një nga tifozët na demostron flamurin kuqezi në tribunat e stadiumit ku është përqendruar edhe vëmendje më e madhe e të gjithë sportëdashësve dhe jo vetëm për këtë pasdite.

18 Dhjetor 2022, 14:58 Nga DOSJA

VIDEO - Nuk mungon flamuri kuqezi në finalen e madhe

KATAR - Nuk do të mungojë as Shqipëria në këtë finale të madhe, se tifozët shqiptarë sigurisht që jo. Një pjesë e tyre kanë bërë të dukemi edhe ne në futbollin e madh botëror duke shfaqur flamurin kombëtarë kuqezi në Lusail Stadium përpara ceremonisë së startit të ndeshjes së madhe Argjentinë-Francë.

Për Dosja.al një nga tifozët na demostron flamurin kuqezi në tribunat e stadiumit ku është përqendruar edhe vëmendje më e madhe e të gjithë sportëdashësve dhe jo vetëm për këtë pasdite.

Megjithëse skuadra jonë përfaqësuese ende nuk ka mundur të marrë pjesë në finalet e një Kampionati Botëror, për momentin na duhet të kënaqemi edhe me ekspozimin e flamurit tonë, jo në fushë por në tribunat e këtij eventi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll