Sport

Stacioni i metrosë "Argentina" në Paris është riemërtuar përkohësisht "Francë" përpara finales

Ndryshimi do të zgjasë disa orë për të shmangur konfuzionin për pasagjerët

18 Dhjetor 2022, 14:10 Nga DOSJA
Stacioni i metrosë "Argentina" në Paris është

FRANCE - Agjencia e Transportit Urban të Parisit (RATP) ka njoftuar se stacioni i metrosë “Argjentina” do të riemërtohet përkohësisht “Francë” në prag të finales së madhe të Kupës së Botës mes dy vendeve!

Në këtë mënyrë, tabelat në platformat e stacionit, i cili ndodhet midis qarkut 16 dhe 17 të kryeqytetit francez , tregojnë tashmë fjalë si "Francë" ose "Allez les Bleus"!

Ndryshimi do të zgjasë disa orë për të shmangur çdo konfuzion për pasagjerët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll