Bota

Aplikimi i Kosovës për t’u anëtarësuar në BE, Franca: E mbështesim, kusht, të normalizohen marrëdhëniet me Serbinë

Franca kërkon arritjen e një dialogu që ndihmon në qëndrueshmërinë e Rajonit.

17 Dhjetor 2022, 23:14 Nga F.M
Aplikimi i Kosovës për t’u anëtarësuar në BE,
Albin Kurti dhe Emmanuel Macron

FRANCË- Franca ka reaguar pas dorëzimit të aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Në një njoftim për shtyp, ministria e Jashtme e Francës bën me dije se mbështesin prespektivën europiane të Kosovës. Franca nënvizon se kushti për këtë është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Franca kërkon arritjen e një dialogu që ndihmon në qëndrueshmërinë e Rajonit.

“Franca mbështet perspektivën evropiane të Kosovës, njësoj si ajo e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Në i bëjmë thirrje Kosovës që të vazhdojë reformat e nevojshme për afrimin e saj me Evropën, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e personave që u përkasin pakicave. Franca do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e ndërmarra në këtë fushë. Kosova, ashtu si Serbia, duhet gjithashtu të angazhohet me përgjegjësi dhe konstruktive në dialog me synimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që është kusht thelbësor për afrimin evropian të dy vendeve dhe stabilitetin e të gjithë rajonit”-thuhet në deklaratë.

kosova aplikon ne be

Sondazh

Poll