Bota

Forcat represive iraniane dhunojnë brutalisht të moshuarën dhe një djalë në mes të rrugës (VIDEO)

E moshuara tërësisht e papambrojtur dhe e tronditur nga ky sulm, siç shihet edhe nga pamjte përpiqet të shpëtojë dhe kërkojë ndihmë

17 Dhjetor 2022, 17:26 Nga a.l
Forcat represive iraniane dhunojnë brutalisht të moshuarën dhe
Sulmi

IRAN- Forcat represive iraniane kanë dhunuar brutalisht një të moshuar dhe një burrë në mes të rrugës. Për këdo që kundërshton regjimin e tyre, forcat iraniane përgjigjen në këtë mënyrë. Në videon e mëposhtme shihet sesi ata tërheqin zvarrë të moshuarën, e shtyjnë dhe më pas e godasin. E moshuara tërësisht e papambrojtur dhe e tronditur nga ky sulm, siç shihet edhe nga pamjte përpiqet të shpëtojë dhe kërkojë ndihmë. Nga ana tjetër duket sesi iranianët dhunojnë dhe shtrojnë përtokë edhe një burrë. 

Protestat kanë përfshirë Republikën Islamike pas vdekjes së 22-vjeçares iranianë, e cila u prangos dhe u dërgua në një ‘qendër riedukimi’ në Iran. E reja u bë simbol i protestave në Iran për të drejtat e grave. Videoja e Mahsha Amini me flokët e lëshuara u bë virale në rrjet dhe frymëzim për shpërthimin e protestave të tjera./ Dosja.al

protestat ne iran

Sondazh

Poll