Bota

U solidarizua me protestuesit në Iran, arrestohet aktorja, fituesja e çmimit 'Oskar'

Në postimin e saj, 38-vjeçarja ka vënë në shënjestër disa organizata ndërkombëtare që nuk janë shprehur kundër ekzekutimit të Mohsen Shekarit.

17 Dhjetor 2022, 22:25 Nga F.M
U solidarizua me protestuesit në Iran, arrestohet aktorja, fituesja e
Taraneh Alidoosti

IRAN- Aktorja Taraneh Alidoosti u arrestua me akuzën e "përhapjes së gënjeshtrave" në lidhje me lëvizjen protestuese që ka kapluar vendin. Autoritetet iraniane bënë me dije se e kanë arrestuar, pasi ajo shprehu solidaritetin me demonstruesit antiqeveritar.

Në postimin e saj, 38-vjeçarja ka vënë në shënjestër disa organizata ndërkombëtare që nuk janë shprehur kundër ekzekutimit të Mohsen Shekarit. Ai u var nga autoritetet pasi e akuzuan për rebelizëm pasi bllokoi një rrugë kryesore në Teheran në shtator dhe plagosi një pjesëtar të një force paraushtarake me hanxhar.

“Ai quhej Mohsen Shekari, çdo organizatë ndërkombëtare që po e shikon këtë gjakderdhje dhe nuk merr masa është turp për njerëzimin,"- ka shkruar ajo.

taraneh alidoosti

Sondazh

Poll