Art&Argëtim

Përlotet Rudina Hajdari: Jam ndarë nga bashkëshorti, nuk dua që vajza ime të mendojë se ka një familje jo të plotë

Ish-deputetja u shpreh se i japin shumë dashuri vajzës së tyre dhe se nuk dëshiron që ajp të mendojë se familja është e paplotë.

17 Dhjetor 2022, 23:00 Nga F.M
Përlotet Rudina Hajdari: Jam ndarë nga bashkëshorti, nuk dua
Rudina Hajdari

TIRANË- Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari ka zbuluar se është ndarë nga bashkëshorti. E ftuar në “S’e Luan Topi”, e përlotur, Hajdari tha se ai jeton në Amerikë, por janë gjithmonë aty për vajzën e tyre.

Ish-deputetja u shpreh se i japin shumë dashuri vajzës së tyre dhe se nuk dëshiron që ajp të mendojë se familja është e paplotë.

“Nuk dua të them gjëra që…se këtë emision e ndjek dhe vajza ime dhe nuk dua të mendojë që familja e saj është e paplotë. Është e plotë, ne jemi munduar që ajo të ndjehet që familja e saj është e plotë. Ne i japim shumë dashuri. Kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme si dy partner të fortë, në kuptimin që jemi njohur shumë të rinj. Jemi totalisht të dedikuar që ajo të ketë një jetë familjare të shëndoshë, Por realiteti është që ne jemi të ndarë. Ai jeton në Amerikë dhe unë në Shqipëri, kemi zgjedhur rrugën tone. Nuk jam penduar për këtë drejtim,”- u shpreh ajo.

rudina hajdari

Sondazh

Poll