Art&Argëtim

VIDEO/ Sherr mes vajzave në Big Brother VIP Kosova, Gresa: Boll më!

Gresa dëgjohet t’i thotë Julianës se punët i bën me shumë presion. Ndërsa Juliana i thotë t’i lërë të gjitha sepse do t’i bëjë ajo vetëm.

17 Dhjetor 2022, 15:21 Nga F.M
VIDEO/ Sherr mes vajzave në Big Brother VIP Kosova, Gresa: Boll më!
Big Brother VIP Koosva

KOSOVË- Gresa dhe Juliana, të dyja banoret e Big Brother VIP në Kosovë janë zënë me njëra-tjetrën. Ato po palposnin rrobat e çiftit Alisa dhe Urim, të cilët u eliminuan mbrëmë. Si fillim, Gresa dëgjohet t’i thotë Julianës se punët i bën me shumë presion. Ndërsa Juliana i thotë t’i lërë të gjitha sepse do t’i bëjë ajo vetëm.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Gresa: Krejt me ankth po i bën gjërat, nëse i bën bëj mirë, me qetësi, ose mos i bëj fare

Juliana: Ja ku janë gjërat, rregulloi. Merruni ju me to. Unë kur e marrë një punë, një përgjegjësi, nuk kam dëshirë  me mu përzi”, tha ajo.

Beka: Po çfarë keni që bëni kështu, po të ndihmon

Juliana: Ti mos u përzi, kur të të kërkoj, mu përgjigj

Gresa: Boll mo, mos e vazhdo

big brother vip kosova

Sondazh

Poll