Art&Argëtim

U kritikua nga BE dhe OKB/ Elon Musk rikthen në Twitter llogaritë e ndaluara të gazetarëve

Pas pezullimeve, organe të tilla si BE dhe OKB, si dhe qeveritë dhe gazetarët, e dënuan veprimin e Musk. 

17 Dhjetor 2022, 15:32 Nga a.l
U kritikua nga BE dhe OKB/ Elon Musk rikthen në Twitter llogaritë e
Elon Musk

SHBA- Biznesmeni miliarder, Elon Musk thotë se disa gazetarëve që ai i pezulloi nga kompania e tij e mediave sociale, Twitter, do të rikthehen në llogari. Gazetarët e New York Times, CNN dhe Washington Post ishin në mesin e atyre që u bllokuan nga llogaritë e tyre, pasi Musk i akuzoi ata për ndarjen e të dhënave të vendndodhjes rreth tij. Musk u përball me një mori kritikash për vendimin, teksa shumë shpreheshin se nuk mund të cënohet liria e medias për të raportuar. Ai pyeti përdoruesit e Twitter se çfarë duhet të bënte, dhe 59% e 3.6 milionëve që morën pjesë votuan për heqjen e ndalimit menjëherë.

"Njerëzit kanë folur. Llogarive që kanë kundërshtuar vendndodhjen time do t'u hiqet pezullimi tani," shkroi ai në Twitter.
Ndalimi u dënua nga BE dhe OKB.

Politika e privatësisë së Twitter gjithashtu u përditësua, ku tashmë përdoruesit nuk mund të publikojnë ose postojnë informacione private të njerëzve të tjerë pa autorizimin dhe lejen e tyre. Disa nga gazetarët e suspenduar në Tëitter kishin raportuar për incidentin që përfshinte llogarinë e gjurmimit të avionëve, shkruan BBC.

Pas pezullimeve, organe të tilla si BE dhe OKB, si dhe qeveritë dhe gazetarët, e dënuan veprimin e Musk. 

"Liria e medias nuk është një lodër. Shtypi i lirë është gur themeli i shoqërive demokratike dhe një mjet kyç në luftën kundër dezinformatave të dëmshme”, tha nënsekretarja e përgjithshme e OKB-së Melissa Fleming. 

Komisionerja e BE-së Vera Jourova e kishte kërcënuar Tëitter-in me sanksione sipas Aktit të ri të Shërbimeve Dixhitale të Evropës, e cili tha se kërkon "respektimin e lirisë së medias dhe të drejtave themelore".

Që kur mori drejtimin në Tëitter, Musk ka bërë një sërë ndryshimesh në praktikat e tij të moderimit. Ai ka rivendosur një sërë llogarish të ndaluara më parë, duke përfshirë profilin e ish-presidentit Donald Trump, i cili u ndalua pas kryengritjes së 6 janarit në Kapitolin e SHBA. CEO i Tesla ka shkurtuar gjithashtu stafin e kompanisë së mediave sociale dhe thuhet se ka ndaluar pagesën e qirasë për disa nga zyrat e Tëitter, duke përfshirë selinë e kompanisë në San Francisko, sipas Neë York Times./ Dosja.al

elon musk

Sondazh

Poll