Aktualitet

Shqiptarët gjëjnë ‘zgjidhjen’, mbajnë policinë larg ‘shtëpive të barit’ me shkopinj temjani

Por, ajo që u ka bërë përshtypje efektivëve është se bimët e kanabisit po rriteshin në dhoma në të gjithë ndërtesën, por askush s’kishte nuhatur asgjë.

17 Dhjetor 2022, 21:42 Nga F.M
Shqiptarët gjëjnë ‘zgjidhjen’, mbajnë
Arrestimi i shqiptarit

BRITANI E MADHE- Bandat kriminale shqiptare e kanë gjetur zgjidhjen për të mbajtur policinë larg shtëpive të kanabisit. Policia e Cleveland në një operacion të fundit ka zbuluar një shtëpi bari ku një shqiptar ishte i punësuar. Mediat lokale shkruajnë se shqiptari është gjetur i fshehur në një dhomë nëntokësore, në të cilën futeshe përmes një ‘dere sekrete’.

Por, ajo që u ka bërë përshtypje efektivëve është se bimët e kanabisit po rriteshin në dhoma në të gjithë ndërtesën, por askush s’kishte nuhatur asgjë.

Kjo, pasi në të gjithë dhomat kishte kanaçe të panumërta me freskues ajri dhe shkopinj temjan për të kamufluar erën e fortë të kanabisit.

britani e madhe shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll