Aktualitet

“Ishte Artemisa, e pashë”/ Dritë jeshile për zhdukjen e shqiptares në Greqi, dëshmia e re zhvendos kërkimet në Suedi

Pas dëshmisë, policia lokale, Interpoli dhe Autoritetet Konsullore janë ngritur në këmbë, ndërsa është vënë në dijeni edhe avokati i familjes, Anastasios Dougas.

17 Dhjetor 2022, 21:10 Nga F.M
“Ishte Artemisa, e pashë”/ Dritë jeshile për zhdukjen
Artemisa Vasili

GREQI- Një dëshmi e re në emisionin investigativ grek “Dritë në Tunel” ka ngjallur shpresat për gjetjen e Artemisa Vasilit, 19-vjeçares shqiptare që është zhdukur 2 vite më pare. Një shqiptare që jeton dhe punon prej vitesh Suedi, ka pohuar në emision nëpërmjet një telefonate se ka parë Artemisën në qytetin e Goteborgut në Suedi.

Pas dëshmisë, policia lokale, Interpoli dhe Autoritetet Konsullore janë ngritur në këmbë, ndërsa është vënë në dijeni edhe avokati i familjes, Anastasios Dougas. Avokati së bashku me Arin, vëllanë e Artemisës, kanë udhëtuar për në Suedi për të takuar dëshmitaren dhe për të kërkuar ndihmën e policisë dhe autoriteteve konsullore atje.

Artemis Vasili u zhduk më datë 15 tetor 2020 në Koropi. Familjes i kishte thënë se po shkonte për të dhënë një intervistë pune, por nuk u kthye më. Dëshmitarë të shumtë treguan se e kishin parë vajzën shqiptare në një gjendje të keqe psikologjike, duke qarë e vetme në një rrugë kryesore të Athinës.

artemisa vasili

Sondazh

Poll