Art&Argëtim

Konfirmohet/ Trevor Noah do të prezantojë çmimet Grammy për herë të tretë

Kjo do të jetë hera e tij e tretë si prezantues i natës më të madhe të muzikës

15 Dhjetor 2022, 19:27 Nga I.A

 

Konfirmohet/ Trevor Noah do të prezantojë çmimet Grammy
Trevor Noah

SHBA- Trevor Noah është emëruar si prezantuesi i çmimeve Grammy 2023. Kjo do të jetë hera e tij e tretë si prezantues i natës më të madhe të muzikës. Ai më parë ka qenë prezantuesi i Grammy 2021 dhe Grammy 2022.

Kjo vjen pasi 38-vjeçari me origjinë nga Afrika e Jugut u largua nga programi i tij prej shtatë vitesh si drejtues i The Daily Show. Grammy 2023 do të transmetohet drejtpërdrejt më 5 shkurt nga Crypto.com Arena në Los Angeles në CBS.

Noah do të ribashkohet me disa nga shkrimtarët e tij të Daily Show për të nxjerrë materiale për prezantimin e tij. 

“Disa prej nesh punojnë në Grammy së bashku, disa prej nesh punojnë në shfaqje të tjera që unë jam duke prodhuar”, tha ai.

trevor noah gremmy

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Dhjetor 2022, 16:45

Po, po! Edhe ti!

Vodafone Ditët e 2022-shit po mbarojnë, por jo surprizat e Vodafone Albania, që do ta përcjellë këtë vit dhe do ta mir&e...