Aktualitet

2 super goditje për 24 orë, çfarë ndodhi sot në kryeqytet, Policia e Tiranës zbardhi vrasjen horror dhe gjeti 2 kg të bardhë

Zbardhja e vrasjes zbuloi krimin e rëndë si dhe vuri në pranga një emër jo të panjohur si Marjeta Karaj. Ndërsa dy korrierë droge u kapën me një sasi prej 2 kilogram kokainë, gati për shpërndarje u gjet ndërsa u sekuestruan edhe mijëra euro.

15 Dhjetor 2022, 20:16 Nga f.g
2 super goditje për 24 orë, çfarë ndodhi sot në
Policia e Tiranës, Marjeta Karaj dhe droga

TIRANË-Kanë mjaftuar më pak se 24 orë për të finalizuar dy goditje për tu marrë shembull në Policinë e Shtetit. E para ishte zbardhja e vrasjes së 61-vjeçarit Menduh Kurt-Deda, ngjarje e ndodhur në vitin 2017. Zbardhja e vrasjes zbuloi krimin e rëndë si dhe vuri në pranga një emër jo të panjohur si Marjeta Karaj. Karaj kishte arritur të kamuflohej përmes një fondacioni duke arritur në nivelet më të larta të shoqërisë shqiptare.

Bashkë me të birin, Besmirin dhe Gazmir Ngotën, ata vranë dhe dogjën për së gjalli Kurt-Dedën, për një borxh në vlerën e 10 milionë lekëve të vjetra, para që viktima ia kishte dhënë gruas 56-vjeçare për të hapur shoqatën e mbrojtjes së jetimëve. Lidhja intime mes të dyve përfundoi me një krim horror ndërsa sot pas hekurave janë Marjeta dhe Gazmiri ndërsa pritet arrestimi i të birit.

Disa orë më vonë një tjetër goditje e fortë u raportua fillimisht nga Dosja. Dy korrierë droge u kapën me një sasi prej 2 kilogram kokainë, gati për shpërndarje u gjet ndërsa u sekuestruan edhe mijëra euro. Të arrestuarit janë Nertil Dalipi dhe Izmir Behiti, pjesë e një grupi kriminal në Elbasan, ndërsa arrestimi i tyre sipas burimeve pranë grupit hetimor premton shumë për zbardhjen e pronarëve të vërtetë të drogës.

Të dy operacionet janë zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë që drejtohet prej mbi 1 viti nga Lorenc Panganika./Dosja.al

lorenc panganika policia e tiranes

Sondazh

Poll